Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, bisedojnë për Ukrainën
06 mars 2022
| 14:52
President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka biseduar të dielën me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Botsan-Kharchenko për situatën në Ukrainë.
Vuçiqi e ka njoftuar ambasadorin rus për siç ka thënë ai “qëndrimet e Serbisë dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, shkruan “Tanjug”.
Ai ka thënë se “Serbia është duke i monitoruar me kujdes ndryshimet në planin gjeopolitik”, dhe ka shtuar se “sfidat janë në rritje në Evropën Lindore për shkak të ngjarjeve”.