Vuçiqi takohet me kryeparlamentarin e Irakut, diskutojnë edhe për Kosovën
10 tetor 2023
| 12:32
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Irakut, Muhammad El Halbusin, me të cilin ka biseduar për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Serbisë dhe Irakut, si dhe situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme.
Po ashtu, ata kanë biseduar për domosdoshmërinë e dialogut në kuadrin e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura, raporton “Tanjug”.
Vuçiqi në “Instagram” ka thënë se ka falënderuar Irakun për qëndrimin e tij konsistent në lidhje me Kosovën.