Vuçiqi takohet me Kukanin, flasin për Kosovën
29 tetor 2018
| 13:24
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka theksuar se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian (BE) është prioritet i politikës së jashtme serbe
Vuçiqi gjatë takimit me përfaqësuesin e delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Serbi, Eduard Kukan, ka thënë se i gjithë rajoni e ka vendin në BE.
Sipas tij, ky proces do të kontribuonte në zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti serb ka njoftuar Kukanin edhe për arsyet e ndërprerjes së dialogut me Prishtinën, duke theksuar se detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit, sidomos themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, nuk janë përmbushur.