Vuçiqi takohet me Lajçaku në ShBA, e informon për masat e Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Vuçiqi ka thënë se me Lajçakun ka folur për Kosovën dhe mbijetesën e popullit serb, e po ashtu edhe për situatën në terren, për të cilën presidenti serb se emisari evropian e njeh shumë.
“Folëm jo vetëm për situatën në terren, të cilin ai e njeh shumë, por edhe për atë që BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare nuk po e bëjnë, e të cilat janë të obliguara për ta bërë, si dhe për atë që Serbia, brenda mundësive të saj, synon ta bëjë për t’i mbrojtur njerëzit e saj dhe të drejtën e tyre për jetë dhe liri”, ka thënë Vuçiqi.
Më tutje, Vuçiqi ka thënë se Lajçakun e ka informuar për masat e miratuara nga Serbia për siç ka thënë mbrojtjen e serbëve, teksa ka shtuar se “nuk do ta lejojmë pogromin dhe persekutimin e popullatës sonë”.
“Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri në çështjet thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë Vuçiqi.