Vuçiqi takohet me ministrin shqiptar, bisedojnë për ‘mini-Schengenin’

18 shkurt 2021 | 15:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se marrëdhëniet e mira midis dy vendeve janë të një rëndësie të madhe për të gjithë rajonin.

Ai ka thënë se “mini-Schengenin” si shembull i suksesshëm i bashkëpunimit, raporton “Tanjug”.

Vuçiqi ka veçuar rëndësinë e memorandumit të nënshkruar nga Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, i sipas tij mundëson ndihmë të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sistemeve të tyre shëndetësore për trajtimin e pacientëve me Covid-19, ka njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb.

Po ashtu, Vuçiqi ka biseduar me Osmanin edhe për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve përmes dialogut, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën evropiane.

Vuçiqi ka përmendur projekte konkrete që do të kontribuonin në lidhje më të mirë dhe bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve, siç janë modernizimi i hekurudhës për në Shkup dhe forcimi i infrastrukturës në pikat kufitare.

Ndërsa Osmani e ka falënderuar presidentin serb për dhurimin e vaksinave, të cilat Vuçiqi ia dorëzoi kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev të dielën, duke mundësuar fillimin e vaksinimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

 

Ndërsa Vuçiqi, ka thënë se Serbia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për përmirësimin e pozitës së serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasve në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka thënë për…