Vuçiqi takohet me Palmerin dhe Lajçakun, biseduan për takimin e nesërm në Bruksel
06 shtator 2020
| 12:55
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë ditës së sotme është takuar në Bruksel me Mathew Palmer, përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe me Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi.
Pas takimit, Vuçiqi ka thënë se me Palmerin dhe Lajçakun kanë folur për tema të rëndësishme.
“Dialogu zyrtar do të vazhdojë nesër (e hënë). Ne sot kemi takime me ekipet tona dhe unë besoj se do të kemi rezultate”, ka thënë Vuçiqi.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nesër do të zhvillojnë një takim në Bruksel në kuadër të dialogut me Josep Borrell, përfaqësues i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri.