Vuçiqi takohet me Zelenskyn në Moldavi, a po ia kthen shpinën Rusisë presidenti serb?
Në takimin e aranzhuar të enjten në Moldavi janë takuar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ishte një takim miqësor që mund të nënkuptohet se Vuçiqi edhe mund të largohet nga ndikimi rus.
Në Moldavi është duke u mbajtur samiti i dytë i Komunitetit Politik Evropian.
Përgjatë samitit, Zelensky është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë së cilit i kanë shtrënguar duart.
Për këtë takim, Osmani ka shkruar edhe në “Twitter”.
“Në kohërat kur është e rëndësishme se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, ka shkruar Osmani.