Vuçiqi e ambasadori amerikan në Beograd diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

16 gusht 2018 | 16:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur të enjten në takim  ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Beograd, Kyle Scott.

Në këtë takim, Vuçiqi dhe Scotti kanë shkëmbyer opinionet rreth procesit të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe idenë e gjetjes së një zgjidhje ndërmjet dy vendeve, shkruan “Danas”.

Vuçiqi ka ripërsëritur se është e nevojshme arritja e kompromisit në mes të dyja vendeve që sipas tij garanton stabilitet dhe mundëson progres ekonomik.

Të dy janë pajtuar se dialogu është mënyra e përmirësimit të situatës në Kosovë, nëse drejtohet me përgjegjësi dhe shmangen konfrontimet.

Scott ika ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të tregojnë kurajën, fleksibilitet dhe kreativitet në arritjen e zgjidhjes çka sipas tij do të ishte kontribut për stabilitetin rajonal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka…