Vuçiqi takon homologun slloven, diskutojnë për Kosovën
28 janar 2019
| 13:19
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se me homologun e tij nga Sllovenia, Borut Pahor, gjatë takimit në Beograd ka biseduar për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve dhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Vuçiqi ka falënderuar Pahorin për mbështetjen e rrugës evropiane të Serbisë.
Ai ka thënë në këtë rrugë është thelbësore marrëdhënia midis Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë kontekst, ai ka thënë se me Pahorin kanë diskutuar për gjetjen e një zgjidhje e cila do të garantonte siguri, të ardhme dhe paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë.