Vuçiqi takon Macronin në Bruksel: E njoftova për presionin në rritje ndaj serbëve në Kosovë

21 mars 2024 | 12:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron në Bruksel.

Në njoftimin që Vuçiqi ka bërë në “Instagram”, ka thënë se takimi ka qenë “i përzemërt”, teksa ka bërë me dije se me të kanë shkëmbyer mendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet Serbisë dhe Francës.

Ndër të tjera, Vuçiqi ka thënë ta ketë njoftuar Macronin “për zhvillimin e situatës në Kosovë, si dhe për presionin në rritje ndaj popullit serb”, i cili, sipas tij, “është vënë në pozitë jashtëzakonisht të vështirë pas lëvizjeve të fundit të Kosovës”.

Takimi është zhvilluar në kuadër të samitit të parë global për energjinë bërthamore në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Etrit Berisha nuk do jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho…