Vuçiqi takon politikanët serbë nga Kosova në kazermën e Kurshumlisë
26 shkurt 2021
| 11:45
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do t’i takojë sot përfaqësuesit e Listës Serbe në Kurshumli, raportojnë mediet serbe.
Takimi i tyre do të mbahet në kazermën e qyteti në Kurshumli.
Në këtë takim do të marrin pjesë drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetari i Komunës së Kurshumlisë, Radoljub Vidiq.
Aty do të jenë po ashtu edhe ministrat Zlatibor Loncar, Branislav Nedimovic, Sinisa Mali, Andjelka Atanskovic, Zoran Drobnjak dhe një përfaqësues i Ministrisë së Edukimit.
Temë e diskutimit pritet të jetë rezultati zgjedhor i Listës Serbe.