![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/erdogan-3.jpg)
Vuçiqi telefonon Erdoganin, i kërkon ndihmë ‘për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon’
31 maj 2023
| 16:40
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiq.
Përveç që e ka uruar për fitoren e tij në zgjedhje, Vuçiqi është bërë me dije se e ka informuar Erdoganin për situatën në Kosovë dhe i ka kërkuar ta përdorë reputacionin e tij për ta ruajtur paqen në rajon.
“Presidenti Erdogan u interesua për situatën aktuale në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe presidenti Vuçiq e informoi për kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës kundër komunitetit serb atje. Ai gjithashtu kërkoi nga kreu i shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka njoftuar zyra e Vuçiqit.