Vuçiqi thotë se çështja e Kosovës është më e vështira
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është shumë i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe se sipas tij, shqiptarët frikësohen se me mbështetjen e heshtur apo substanciale të dikujt, ata jo vetëm që do të sjellin trazira dhe frikë ndaj serbëve, por do të marrin edhe masa të tjera.
Ai ka theksuar se trazirat ishin një shkas për dhënien e pavarësisë së Kosovës dhe se shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetëm.
Vuçiqi i ka thënë gazetës “Le Monde” se për çështjen e Kosovës dhe raportet me Prishtinës po i pret gjëja më e vështirë.
“Bëhet fjalë për fatin e qindra mijëra njerëzve, për konfliktin shekullor territorial. Kjo është vendimtare, nëse kjo çështje nuk zgjidhet, Serbia nuk do të ketë të ardhme”, ka thënë në intervistën e publikuar në këtë gazetë me titullin “Kosova: Presidenti serb gati të flasë për gjithçka”.