Vuçiqi thotë se e mbështet 100 për qind kryeministrin shqiptar, Rama: Ai do që unë të them pranoje Kosovën

29 korrik 2021 | 12:42

Në pjesën e dytë të Forumit për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor dhe në konferencën për mediat u panë edhe njëherë marrëdhëniet miqësore mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Rama është pyetur për besimin në mes të vendeve, rolit të BE-së etj., Vuçiqi e pa me vend një ndërhyrje, ku ka thënë se mbështet gjithçka që do thoshte Edi edhe pse nuk e dinte si do përgjigjej ai, gjë që ka shkaktuar të qeshura në sallë, kurse Rama ia kujtojë njohjen e Kosovës.

“Të dashur miq unë nuk e di se si do përgjigjet Edi për këtë, por çfarëdo gjëje që ai do thotë, 100 për qind e gjithçkaje që ai do thotë, unë e mbështes menjëherë që ta dini paraprakisht, çdo fjalë që ai do të thotë”, ka thënë Vuçiqi.

Ndaj këtij konstatimi ka ndërhyrë Rama, duke thënë:  “Tani ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë, por pyetja mu bë mua sepse ma ha mendja që Marko si një njeri i aftë për të bërë marrëveshje mes vendeve, kombeve e komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flasë për BE. Ne do të nënshkruajmë sot marrëveshjen për lejet e punës. Serbia dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojnë legjislacionin e tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në…