Vuçiqi thotë se është gjithmonë i gatshëm të bisedojë me Kurtin

08 shkurt 2022 | 12:25

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin Albin Kurti.

“S’shoh shumë sens të bisedoj me Kurtin, por unë jam gjithmonë i gatshëm për këtë. Askush s’ka pasur kokëdhembje nga bisedimi”, ka thënë Vuçiq në “TvHappy”.

Vuçiqi ka folur edhe për vizitën e Gabriel Escobarit dhe Miroslav Lajçak, duke thënë se bisedat me ta kanë qenë të vështira, por që s’mund të flasë për detaje.

Për emërimin e diplomatit Christopher Hill si ambasador i ShBA-së në Beograd, Vuçiqi ka thënë se “eksperiencat tona s’janë të lehta, por që e mirëpresim atë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka…