Vuçiqi thotë se me emisarin britanik ka biseduar për Kosovën
24 nëntor 2023
| 14:37
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon me të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
“E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, politikën e përgjegjshme dhe përmbushjen e marrëveshjeve të dakorduara, para së gjithash, formimin e Asociacionit”, ka shkruar Vuçiqi në “Instagram”.