Vuçiqi thotë se minishengeni është ilaç për rajonin
10 shtator 2020
| 11:01
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk ka pranuar njohjen e ndërsjellët me Kosovën gjatë negociatave në Uashington.
Në një intervistë për medien boshnjake, “Dnevni Avaz”, ai ka vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se prania e Amerikës është garanci që pikat e saj do të zbatohen.
Gjithashtu, ai ka komentuar edhe “minishengenin ballkanik” duke e konsideruar atë si një ilaç për të gjithë rajonin.
“Pas një kohe të gjatë, Prishtina pranoi pjesëmarrjen në ‘minishengen’, gjë e cila është diçka e jashtëzakonshme për Shqipërinë, serbët, por edhe boshnjakët”, ka thënë Vuçiqi.
Presidenti serb ka theksuar se një gjë e tillë do të krijojë lehtësi në shkëmbimet tregtare dhe lëvizjen e lirë.