Vuçiqi thotë se pika ku kërkohet njohja e Kosovës s’do të jetë më kërkesë në Uashington
03 shtator 2020
| 22:18
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai e ka refuzuar pikën e dokumentit në të cilën Serbisë i është kërkuar njohja e Kosovës.
“E refuzova atë pikë e cila ishte në versionin e parë të dokumentit “Normalizimi Ekonomik”. Njerëzit e Trump e mirëkuptuan këtë. Kësi pike nuk do të ketë në dokumentet e reja dhe kjo më nuk do të jetë temë”, ka thënë Vuçiq në një konferencë shtypi pas takimit në Uashington, transmeton klankosova.tv