Vuçiqi thotë se Serbisë i duhet Amerika
02 mars 2020
| 15:56
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se vendit të tij i nevojiten Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) si shtet mik.
Këtë deklaratë ai e bërë pas takimit që ka pasur në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
“Me amerikanët, ju dini gjithçka. Unë e di që ne nuk mendojmë njësoj për statusin e Kosovës, por i falënderoj për atë se duan ta dëgjojnë Serbinë dhe t’i kuptojnë problemet tona, për respektin ndaj nesh. Nuk mund të pres më shumë se kaq”, ka thënë ai.
Para gazetarëve, Vuçiqi ka dalë me ambasadorin amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.