Vuçiqi thotë se s’ka njohje të Kosovës në kufijtë aktualë
22 tetor 2019
| 10:39
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka përjashtuar mundësinë që Beogradi duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktualë.
Ai në një intervistë për “Standard”-in e Vjenës ka shtuar se nuk ka gjasa që Beogradi ta njohë Kosovën edhe pse ka thënë se ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje nga Beogradi.
I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiqi është përgjigjur se kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët.