Vuçiqi thotë se Sveçla ‘vetëm mund ta ëndërrojë’ një ambasadë serbe në Kosovë

26 janar 2024 | 15:34

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar dje se vetëm Ambasada e Serbisë në Kosovë do të jetë i vetmi simbol i Serbisë në Kosovë.

Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar të premten presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Më saktë, medium serb “Danas”  ka raportuar se Vuçiqi ka deklaruar se Sveçla “vetëm mund të ëndërrojë për një ambasadë serbe në Prishtinë”.

“Këto janë ëndrra të këqija dhe ankthe të natës. Mund të them se Kosova sipas rezolutës 1244 të OKB-së dhe Kushtetutës së Serbisë është pjesë e territorit tonë. Kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet” ka thënë para bashkëpartiakëve të vetë në Vranjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më…