Vuçiqi thotë se Vjosa Osmani është më e rrezikshme se Kurti

03 tetor 2023 | 14:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje i ka dhënë fund zgjerimit mediatik, gjatë së cilës ka dhënë edhe një intervistë për “CNN”-in, me një mysafir tradicional në emisionin “Cirilica” me prezantuesin e tij të preferuar, Milomir Mariq.

Gjatë intervistës të cilën media boshnjake e quan monolog, Vuçiqi ka përsëritur frazat e njohura me të cilat ka arsyetuar aktin terrorist në veri të Kosovës dhe ia ka hedhur të gjithë fajin Prishtinës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Prezantuesi Mariq ka vënë në dukje se deri në të shtënat në Banjskë, Kurti ishte nën sanksione ndërkombëtare dhe në një lloj izolimi, prandaj nuk është ftuar të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

“Por për këtë ishte në Nju-Jork presidentja Vjosa Osmani. Ajo është edhe më keq se Kurti kur është fjala për qëndrimin e saj ndaj serbëve dhe Serbisë. Kurti i tërheq të gjitha fijet, por Osmani është më e rrezikshme se ai”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i njohuri zviceran, Oliver Jens Schmitt, ka folur rreth…