Vuçiqi u drejtohet serbëve të Kosovës: Kurtin do ta keni kryetar të Mitrovicës së Veriut

13 prill 2023 | 13:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takim me serbët e Kosovës në Rashkë, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kinse do ta kontrollojë veriun në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme atje.

“Ata i organizuan zgjedhjet edhe pse ne i paralajmëruam se fillimisht duhet të formohet asociacioni, se ky është kusht pa të cilin nuk bëhet, është kusht që serbët të kthehen në institucione. E kam parë herën e kaluar që asnjë nga ju doni të ktheheni në institucione”, është viktimizuar Vuçiqi, duke shtuar se shqiptarët synojnë t’i drejtojnë komunat në veri me 2 për qind të popullsisë.

“Në Leposaviq janë formalisht 2 për qind, 300 prej 15 mijë banorëve dhe jo më shumë se 60 jetojnë dhe sërish do të kenë kryetarin e tyre. Në Zubin Potok do të marrin kryetar komune në bazë të 2 apo 3 për qind e popullsisë, po aq edhe në Zveçan. Imagjinoni që ata që janë kaq të shqetësuar për demokracinë, gjendjen e të drejtave të njeriut shpjegojnë se sa e rëndësishme është mbajtja e zgjedhjeve. Kurti insiston në këtë sepse do të thotë se ne kemi dashur të formojmë Asociacionin, por këto katër komuna nuk janë më serbe dhe nuk do t’i bashkohen Asociacionit”, ka thënë ai.

Më tutje, Vuçiqi u ka thënë serbëve se Kurti do të jetë kryetar i Mitrovicës së Veriut.

“Kurti do të jetë kryetar i Mitrovicës së Veriut. Por është më mirë që gjërat të jenë të dukshme që të mos mashtrojnë më askënd, mos të pretendojnë se është vendi më demokratik në Evropën Juglindore”, është shprehur Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tragjedi ka goditur Igor Novara, skuadrën e volejbollit për…