Vuçiqi vazhdon me konspiracione: Qëllimi i Prishtinës është spastrimi i veriut
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dhënë deklarata konspiracioniste lidhur me pakicën serbe në Kosovë, duke thënë se qëllimi i Prishtinës zyrtare është spastrimi i saj.
“Ata po ngrenë kallëzime penale kundër njerëzve që kundërshtojnë Prishtinën, që është dëshmi se dikush dëshiron ta dëbojë Serbinë politikisht dhe fizikisht, të dëbojnë dhe largojnë të gjithë serbët që mendojnë se jetojnë në Serbi e jo në Kosovë. Qëllimi i tyre i vetëm është spastrimi i veriut dhe pastaj ata do të mendojnë se gjithçka ka mbaruar”, ka thënë Vuçiqi.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili ka thënë se anëtarësimi në BE nuk mund të arrihet pa njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ne e vumë re se, megjithëse shumë në skenën tonë politike dhe publike nuk donin ta vinte re. Por, në procesin zyrtar të negociatave nuk ka ende një ‘normalizim të plotë të marrëdhënieve’ dhe askund nuk flitet për njohje reciproke”, ka thënë ai.
Vuçiqi ka përmendur 23 qershorin si datë të liberalizimit të vizave të Kosovës, për të cilën ka thënë se nuk ka kundër asgjë. Mirëpo, i njëjti po e sheh këtë si “shpërblim”.