Vukiçeviqi bën homazhe te varri i legjendës, Fadil Vokrri

07 gusht 2019 | 17:01

Trajneri i ri i KF Feronikelit, Dejan Vukiçeviq, ka filluar ditën e tij të parë të punës në klubin kampion të Kosovës, duke bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar dhe më gjerë, Fadil Vokrri.

Vukiçeviq ishte i shoqëruar me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Presidentin e KF Feronikelit, Naser Ramaj dhe Drejtori Teknik i KF Feronikeli, Malsor Gjonbalaj.

Mëngjesin e së mërkurës, trajneri malazez e filloi me konferencën për shtyp, të parën në krye të shtabit teknik të KF Feronikelit. Më pas ai shkoi për të treguar respektin e tij për ish-futbollistin dhe ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Danny Welbeck është futbollist i…