Vukiqeviq: Rroga ime nuk ishte 8 000 euro  

31 tetor 2019 | 13:10

Trajneri Dejan Vukiqeviq është larguar dje nga skuadra e Feronikelit.

Tekniku malazez ka folur për herë të parë që kur ndau rrugët me kampionët e e Kosovës. Vukiqeviqi foli për mediumin malazez “vijesti.me” derisa theksoi se marrëveshja është shkëputur në mënyrë të njëanshme dhe se paga e tij mujore nuk ishte ashtu siç ishte raportuar në mediet e Kosovës (8 mijë euro në muaj).

“Unë nuk kam ofruar dorëheqjen time, por klubi e ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën dhe për këtë kemi ende për të biseduar. Gjithashtu dua të ju tregoj se informacionet në lidhje me pagën time mujore janë totalisht të pavërteta”, ka deklaruar Vukiqeviq.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian do t’i kërkojë Kosovës që në dy vjetët…