Vulin në takim me Putinin diskuton për Kosovën: Kurrë s’do t’i vendosim sanksione Rusisë
Zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vulin nuk e kanë ndalur as kritikat e Bashkimit Evropian për t’u takuar me Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor (EEF) në Vladivostok të Rusisë. Në këtë takim është diskutuar edhe për Kosovën dhe është përmendur edhe Asociacioni.
Në takimi e tyre, që është transmetuar drejtpërdrejt në platformën YouTube, zv.kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka theksuar se Serbia përveç partner strategjik, është edhe shtet aleat i Rusisë.
Vulin ka thënë se Serbia e udhëhequr nga Vuçiqi nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë dhe se nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s.
“Por Serbia e udhëhequr nga (Presidenti) Aleksandar Vuçiq është një Serbi që nuk do të bëhet kurrë anëtare e paktit të NATO-s, që kurrë nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe që kurrë nuk do të lejojë që të kryhen veprime anti-ruse nga territori i saj.” – ka thënë Vulin.
Vulin i është anëkuar Putinit për situatën në Kosovë dhe në Bosnje, duke thënë se Prishtina po përpiqet te “ndryshojë situatën në terren, të shkelë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të kryej spastrim etnik të serbëve”.
Tutje, ai ka drejtuar akuza ndaj Bashkimit Evropian për moszbatimin e marrëveshjeve si dhe formimin e Asociacionit.
Ai ka thënë se BE ka dështuar “për të zbatuar vendimin e saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Ndërkaq, Putin ka thënë se i ka dërguar ftesë Vuçiqit për të marrë pjesë në organizatën BRICS që mbahet në Kazan
“Ne presim Presidentin Vuçiq në ngjarjet e BRICS në Kazan në një format të zgjeruar. Ne dërguam një ftesë dhe shpresoj që ta pranojnë.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka përmendur edhe marrëveshjen e gazit mes dy vendeve e cila skandon në muajin mars 2025.
BE-ja e kishte kritikuar Serbinë pas paralajmërimeve për mbajtjen e këtij takim, duke thënë se mbajtja e lidhjeve me Moskën gjatë agresionit rus kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut, e as me procesin e anëtarësimit në të.
Në anën tjetër, ish-kryeinspektori i Agjenciës Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, ka kometuar takimin e Vulinit me Putinin.
Ai ka paralajmëruar se takimi mes tyre, mund të sjellë pasoja në Ballkan, duke thënë se Vulini dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë në agjendë “botën serbe”.
“Takimi Vulin-Putin mund të jep pasoja për Ballkanin. Serbia sot, edhe më tutje, mbetet në duart e 2 Aleksandarve: Vuçiq dhe Vulin. Të dy kanë axhendë për “Botën Serbe”.” – ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Vulin merr pjesë në ngjarje ku i pranishëm është edhe presidenti rus.
Ndryshe, sa ishte drejtori i BIA-s serbe, Aleksandër Vulin ishte futur në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të publikuar nga Departmenti i Thesarit, arsyeja është se Vullin është angazhuar në marrëveshje korruptive që “shtynin përpara agjendat e veta politike apo interesat personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.”
Më tej, Vullin akuzohet se përmes këtyre veirpimeve kishte lehtësuar aktivitetet të Rusisë në Serbi dhe në rajon.
Vullin është shquar për retorikën e tij anti-shqiptare.