Vulin: Qëllimi i vetëm i formimit të ushtrisë është konflikti me Serbinë

13 shtator 2018 | 22:53

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, ka thënë se Ushtria e Kosovës përbën një rrezik për sigurinë në rajon, dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojnë respektimin e Rezolutës 1244 dhe të mos lejojnë formimin e Forcave të Armatosura, të cilat do t’i rrezikonin sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, mirëpo edhe të regjionit”, ka thënë ai.

Ai tutje, thotë se qëllimi i vetëm i formimit të ushtrisë është konflikti me Serbinë, dhe siç është shprehur ai, “ne nuk do të lejojmë krijimin e formacioneve që Haradinaj e Veseli të arrijnë deri në Nish”.

Qeveria e Kosovës sot në një mbledhje urgjente miratoi tre projektligje që i hapin rrugë shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka përshëndetur rekomandimin…