Vulini: Kurti po tregohet frikacak, do ta marrë një grua në dialog

13 qershor 2021 | 16:28

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se nuk është optimist përpara vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta marrë në delegacionin e tij një grua që ishte dhunuar seksualisht në luftë, raporton “Tanjug”.

Vulini e ka vlerësuar si “të keqe dhe të mjeruar”, atë që ka thënë se po përpiqet ta bëjë Kurti.

“Ata do ta sjellin një grua që dyshohet se ishte sulmuar kur ajo ishte vajzë nga serbët, ata po e sjellin atë si një anëtare të delegacionit e cila duhet ta tërheqë vëmendjen e të gjitha mediave botërore dhe ta irritojë Aleksandër Vuçiqqin”, ka thënë Vulini, duke shtuar se Kurti po vepron në mënyrë të shëmtuar.

“Kurti u tregua një frikacak i madh, ai do ta sjellë dikë që duhet të bëjë atë që nuk do të lejohet ta bëjë para Aleksandër Vuçiqit. Çfarë duhet të negociojmë në një atmosferë të tillë?”, ka pyetur Vulini.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i…