Vulini në stilin e Putinit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është kërcënim ushtarak për Serbinë

04 mars 2022 | 14:28

Ministri i Brendshëm  i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka bërë një deklaratë në stilin e presidentit rus, Vladimir Putin duke thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është kërcënim ushtarak për shtetin serb.

Njëjtë kishte deklaruar edhe Vladimir Putin për Ukrainën para se të fillonte agresionin e tij ushtarak.

Vulini ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO përveç që kërcënon Serbinë nënkupton edhe anulimin e rezolutës 1244 dhe marrëveshjen ushtarake të Kumanovës.

“Kosova s’është shtet, s’ka ushtri.  Është problem politik për të paktën 4 shtete të NATO-s dhe s’do të ketë  kapacitete ushtarake për një kohë të gjatë. Prandaj pse është e rëndësishme të bëhet anëtare e NATO-s pa procedura dhe përmbushje të kushteve? Anëtarësimi i Kosovës në paktin e NATO-s është kërcënim ushtarak për Serbinë dhe asgjë tjetër. Duke e anëtarësuar Kosovën në aleancën ushtarake të NATO-s anulohen Rezoluta 1244, shfuqizohet marrëveshja e Kumanovës dhe të gjitha garancitë e OKB-së, por gjithashtu obligon të gjithë anëtarët e NATO-s që ta mbrojnë integritetin territorial të anëtarit të ri. A dyshon dikush që në këtë rast Kurti do të ngurronte të sulmonte serbët veçanërisht në veri dhe të provokonte konflikte derisa Serbia të detyrohej të mbronte popullin e saj”, ka thënë Vulini.

Pretekstin e njëjtë për ta nisur agresionin e tij në Ukrainë e ka përdorur presidenti rus Putin, duke deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO rrezikon Rusinë dhe do të ishte arsye që Rusia të ndërhynte për t’i mbrojtur rusët në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO do të diskutojë në samitin e sotëm edhe temën…