Vulini ofendon Malin e Zi: E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe
Ish-kryespiuni serb Aleksandër Vulin ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiq, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.
Sipas asaj që raportojnë mediet serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.
“Nëse Spajiq vërtet e mbështet rezolutën për Srebrenicën, ai duhet ta mbështesë edhe deklaratën e Lidhjes së Prizrenit, për të cilin serbët janë komb gjenocidal. Për të idetë e Lidhjes së Prizrenit janë Karta Evropiane.
E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, tha Vulini.
Sipas Vulinit, lufta diplomatike aktuale është për të përcaktuar nëse serbët janë komb gjenocidal ose jo.