Vulini për Kurtin: E vështirë të flasësh me dikë që nuk dëgjon

16 gusht 2022 | 08:52

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaroi se kryeministri i Kosovës do të shkojë në Bruksel për të mos arritur marrëveshje.

Sipas tij, Kurti do ta justifikojë dhunën e ushtruar ndaj serbëve, teksa shtoi se është shumë e vështirë të flasësh me dikë që nuk dëgjon, shkruan “Tanjug”.

“Gjëja më e vështirë është të flasësh me dikë që nuk dëgjon. Kurti padyshim që po shkon në Bruksel për të mos arritur marrëveshje dhe vetëm për të gjetur një justifikim për dhunën që po ushtron ndaj serbëve në Kosovë, por edhe për mosbindje ndaj Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes së Brukselit”, u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 18 gusht në Bruksel për ta vazhduar dialogun në nivel të lartë politik që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ndonëse nuk ka agjendë të takimit, ata kanë thënë se takimi i ri synon t’i ulë tensionet mes dy vendeve./euronews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si para dhe pas pandemisë Shqipëria paraqitet me numrin më…