Vulini: Presidenti im Vuçiq e admiron Rusinë, është mik i Putinit
Aleksandar Vulin, i deleguari i presidentit serb për përfaqësimin e Serbisë në Rusi tregoi edhe njëherë se Aleksandar Vuciq nuk e ka ndërmend t’ia kthejë shpinën mikut të tij besnik, presidentit rus Vladimir Putin.
Madje ai pohoi se Serbia do të bëhet pjesë e BRICS dhe se Vuciq po bën plan për një takim me Vladimir Putinin.
Vulin i sanksionuar nga Amerika gjithashtu tregoi se presidenti i tij, vuciqi e admiron Rusinë.
Serbia shpreson se do të ketë një vend për të në BRICS, i cili ofron shumë liri dhe nuk kërkon ndryshim në sistemin politik ose aderim në regjimet e sanksioneve, tha zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin dje në një intervistë për RIA Novosti.
Ai theksoi se Serbia ndihet mes miqve në BRICS, i cili, siç tha ai, ofron lirinë e zgjedhjes, që është një alternativë e rëndësishme për Beogradin.
“Për herë të parë mund të zgjedhim. Ne duhet të mësojmë se, në fund të fundit, ne mund të zgjedhim. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Jam shumë i interesuar të mësoj më shumë rreth BRICS dhe shpresoj se do të ketë vend për Serbinë në të”, tha Vulin për një agjenci ruse në margjinat e samitit.
Ai gjithashtu theksoi se BRICS është një organizatë që nuk kërkon nga askush të ndryshojë sistemin politik apo t’i bashkohet regjimit të sanksioneve.
Vulin theksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është përkrahës i madh i miqësisë me Rusinë dhe se e admiron historinë dhe kulturën e saj.
“Presidenti im, ai me të vërtetë e admiron historinë e Rusisë, kulturën e saj dhe është një mbështetës i vendosur i miqësisë midis Rusisë dhe Serbisë dhe, nëse mund të them, presidenti Vuçiç dhe presidenti (rus Vladimir) Putin janë miq”, tha Vulin.
Ai përkujtoi se Vuçiq planifikon të marrë pjesë në përkujtimin e 80-vjetorit të fitores ndaj nazizmit në kryeqytetin rus.
“Prandaj pres një takim mes Presidentit Vuçiq dhe Presidentit Putin në Moskë, por nëse ata do të takohen në vende të treta, nuk mund të them tani”, tha Vulin.
Përveç Vulin, delegacioni i Republikës së Serbisë në samitin e BRICS në Kazan përfshin ministrin e mbrojtjes Bratislav Gashiq, ministren e ekonomisë Adrijana Mesaroviq dhe ministren pa portofol përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe pozitën sociale të kishës në vend. dhe jashtë vendit Nenad Popoviq.