Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë
27 qershor 2018
| 19:09
Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk do të mund të hyjë në Kosovë nesër për të marrë pjesë në festimet e Vidovdanit.
Atij i është ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.
Vulin është i vetmi zyrtar serbë që i është ndaluar hyrja në Kosovë, e kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të tij nacionaliste kundër Kosovës.
Nesër pritet të mbahen manifestime për festën religjioze ortodokse – Vidovdanit.
Policia e Kosovës njoftoi se ka hartuar planin operativ në lidhje me mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.