Vulinit nuk i lejohet të fluturojë mbi Bosnje dhe Hercegovinë

28 gusht 2024 | 14:15

Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i dhanë leje zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, për të fluturuar me helikopter në Pale, afër Sarajevës, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.

Vulini duhej të merrte pjesë në një festë të kësaj komune, të njohur si Vellika Gospojina, dhe të vendoste lule në sheshin e Republikës Sërpska për luftëtarët serbë që humbën jetën në luftën e viteve 1990.

“Edhe pse kabineti i zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Serbisë i kanë dorëzuar në mënyrë të rregullt dhe me kohë të gjitha informatat e nevojshme dhe dokumentet mbështetëse, e madje kanë deklaruar qëllimin e vizitës, autoritetet në Federatë, me heshtjen dhe mospërgjigjjen e tyre, nuk e kanë dhënë pëlqimin për fluturim”, është thënë në komunikatën që transmetohet nga Shërbimi i Ballkanit i “Radios Evropa e Lirë”.

Në njoftim është thënë se Ambasada e Serbisë i ka respektuar të gjitha procedurat e kërkuara, por, pavarësisht kësaj, autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i janë përgjigjur kërkesës.

Deri në publikimin e këtij lajmi, autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë nuk u deklaruan në lidhje me këtë rast.

Vulini, megjithatë, ka rritur në ceremoninë në Pale, por me veturë zyrtare, raporton agjencia serbe e lajmeve, “Beta”.

Vulinit nuk i ishte është leje për të fluturuar në Bosnje dhe Hercegovinë as më 5 gusht, kur ishte dashur të merrte pjesë në hapjen e një ekspozite kushtuar vuajtjeve të serbëve në Luftën e Dytë Botërore në Prebillovci – një fshat në jug të Bosnjës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me një grup…