Vulinit nuk i jepet leje për ta vizituar Kosovën
25 mars 2018
| 15:08
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në vendin tonë, ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin.
Burime të gazetës “Epoka e re” brenda MPJ-së nuk kanë treguar arsyen e kësaj ndalese, por kanë konfirmuar se atij i është refuzuar leja për të vizituar pjesën e veriut.
Vulin kishte bërë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës që nesër (e hënë) ta vizitojë pjesën e veriut.