Vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes fillojnë shërbimin dyvjeçar në Kosovë

24 nëntor 2022 | 11:23

Shtatëmbëdhjetë vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u betuan dje në Prishtinë për të shërbyer si pjesë e Korpusit të Paqes.

Ceremonia e betimit pasoi përgatitjet 11-javëshe në disa zona të Kosovës, para se të nisin punën, disa prej tyre në shkolla për të ndihmuar nxënësit që të mësojnë gjuhën angleze dhe disa të tjerë në organizata joqeveritare në vend, për dy vitet e ardhshme.

Drejtoresha e Korpusit të Paqes për Kosovën, Carolyne Siganda, tha se vullnetarët vijnë nga 15 zona të ndryshme të Shteteve të Bashkuara nga më shumë se 40 institucione të arsimit të lartë.

“Ju sillni një sfond të pasur e të shumëllojshëm të prejardhjes dhe kulturës që jam e sigurt se do ta ndani me njerëzit në Kosovë. Jam e bindur se çdonjëri nga ju do të jap kontribut të rëndësishëm në shkolla dhe organizata ku do të punoni”, u tha ajo vullnetarëve.

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Alyson Grunder, tha se betimi i vullnetarëve ka një rëndësi të posaçme këtë vit pas dy viteve të ndërprerjes së këtij programi për shkak të pandemisë së Covid-19.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se puna e vullnetarëve të Korpusit të Paqes forcon miqësinë e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vullnetarët thanë se janë mirënjohës për pritjen që u është bërë nga qytetarët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Cristiano Ronaldo njoftoi gatishmërinë e kombëtares portugeze për Botërorin…