Vullnetarët serbë që luftojnë për Rusinë, kërcënojnë NATO-n: Do ta kthejmë tokën tonë – Kosovën

14 mars 2024 | 08:40

Grupe të mbështetura nga Serbia kanë vazhduar kërcënimet për sigurinë e Republikës së Kosovës.

Një grup i nacionalistëve serbë, i ashtuquajtur “Arinjtë e Permit”, në një kërcënim të hapur, duke i quajtur fashiste trupat e NATO-s, ka shfaqur synime hegjemoniste.

Disa prej tyre kanë bërë një video në të cilën shihen të maskuar e të armatosur dhe kërcënojnë.

VIDEO

“Përshendetje nga ‘Vullnetarët serbë.’ Përshëndesim popullin tonë, popullin e Kosovës, popullin e Republikës Srpska. ‘Permskie Medvedi’ (Arinjt e Permit) ju premtojnë personalisht, mu nga këto anë, se sapo ta përfundojmë këtë me fashistët e NATO-s, do të vijmë atje që të kthehemi në shënjtoret tona dhe ta kthejmë atë që është e jona”, thonë ata në videon e siguruar nga The Geopost.

Ata kanë përmendur edhe popullin dhe fëmijët e Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

“Përshëndesim popullin dhe fëmijët nga Zveçani, nga Graçanica, dhe nga të gjitha shënjtoret tona serbe. Ne jemi me ju dhe duhet të jeni të sigurt me ne. Lavdi Zotit! Lavdi Nënës Rusi deri në fitore”, thonë ata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se Albin…