Vullnetarët ukrainas armatosen për t’u bashkuar me vijën e parë të frontit kundër trupave ruse
Në qytetin Barkinkove në perëndim të Kramatorskit, vullnetarët ukrainas po armatosen për t’u bashkuar me vijën e parë të frontit kundër trupave ruse që po rigrupohen për të nisur një ofensivë të gjerë në Ukrainën lindore, shkruan Alsat.
Pikërisht në perëndim të qytetit Kramatorsk, ku një raketë goditi një stacion treni të mbushur me të evakuuar të premten, rezervistët përgatiten për të luftuar, disa për herë të parë.
Një vullnetar thotë se të gjithë janë të frikësuar, por sipas tij kjo është një gjë normale kur vendi ndodhet në luftë
“Të gjithë janë pak të frikësuar. Kjo është normale, kjo është luftë. Askush nuk është i sigurt se ai do të kthehet në shtëpi. Po. Askush nuk është i sigurt se ai do të shohë familjen e tij, të dashurën e tij dhe të tjerët. Kështu që të gjithë të kenë frikë” tha Vandal, vullnetar
Një pjesëtar i ushtrisë ukrainase tha se ata kanë mjaft njerëz, por për sa i përket armëve thotë se “do të ishte mirë të kishte më shumë,
“Ne kemi nevojë për gjithnjë e më shumë prej tyre. Do të ishte mirë të marrim më shumë. Më shumë, më shumë. Kemi mjaft njerëz. Ata janë heronj”, Roman, Ushtar
Aty pranë, disa rezervistë dhe vullnetar përpiqen të rregullojnë një tank të braktisur rus.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, beteja më e madhe e tankeve ndodhi këtu dhe mendoj se historia do të përsëritet këtu. Do të ketë shumë trupa këtu. Do të jetë një luftë” tha Vitalij, nënkolonel
“E lashtë apo jo e lashtë, gjëja kryesore është se arma funksionon. Në duart tona funksionon gjithçka, edhe një shkop do të qëllojë, ne përdorim gjithçka që na është dhënë”, tha Alexi Golubnichiy, rezervist
Presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy ka përsëritur kërkesën drejtuar perëndimit për më shumë armë, por njëkohësisht ka kërkuar nga banorët e pjesën lindore të Ukrainë që të evakuohen pasi Rusia po përgatitet për një tjetër ofensivë për të marr kontrollin në lindje të vendit.