Vuloviq: Pas 24 shtatorit, Asociacioni kërkon kushte të përshtatshme sigurie

21 tetor 2023 | 09:03

Duhen krijuar kushtet e përshtatshme politike dhe të sigurisë për formimin e Asociacionit. Pa këto kushte, është e vështirë të imagjinohet se si mund të krijohet ky asociacion pa u instrumentalizuar nga Serbia për qëllime politike.

Kështu është shprehur ekspertja e Evropës Juglindore në Fondacionin gjerman Shkenca dhe Politika, Marina Vuloviq, në një intervistë për Deutsche Welle.

Ajo foli edhe për pritjet nga vizita e emisarëve të Quint-it në Prishtinë dhe Beograd.

Nga kjo vizitë, ajo pret presion më të madh ndaj të dy vendeve – Kosovës dhe Serbisë – për t’u kthyer në dialog dhe për t’i zbatuar marrëveshjet e Brukselit/Ohrit.

“Ky është shansi i fundit për implementim, pasi vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në BE dhe SHBA, të cilat mund të ndryshojnë prioritetet e Perëndimit në Ballkan”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori Qerim Qerimi dhe delegacioni nga Universiteti i Prishtinës u…