Vuqiç arrin në territorin e Kosovës
20 janar 2018
| 10:55
Presidenti serb, Aleksandër Vuqiç me eskortën e tij, ka hyrë në territorin e Kosovës përmes kufirit të Jarinjes para pak qastesh.
Ai pritet të vizitojë manastirin e Bajnskës rreth orës 10:45, prej nga pastaj do të qëndrojë në veri të Mitrovicës.
Poashtu, vërehet numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjatë udhëtimit të tij nga Jarinja në drejtim të fshatit Bajnskë.