Vuqiç: Na presin shumë telashe sa i përket Kosovës, do vijnë kohëra të vështira

08 dhjetor 2023 | 19:56

“Na presin shumë telashe sa i përket Kosovës”, kështu ka deklaruar presidenti serb në një tubim parazgjedhor të partisë së tij PPS, i cili edhe një herë ka paralajmëruar për një “situatë edhe më të vështirë”.

“Nuk dua t’ju ??them fare se çdo gjë do të jetë e ëmbël dhe se do të rrjedhin mjaltë dhe qumësht dhe lulet do të lulëzojnë. Ju e dini këtë dhe unë nuk do t’ju gënjej”, ka thënë Vuçiçi në një tubim në Krushevc.

Vuçiç ka paralajmëruar se “do t’i mbrojë” interesat jetike, kombëtare dhe shtetërore të Serbisë dhe serbëve të Kosovës “deri në frymën e tij të fundit”.

“Çfarëdo që të ndodhë, ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë, para dhe pas Banjskës dhe do të jemi gjithmonë me serbët që jetojnë në Kosovë dhe nuk do t’i lëmë kurrë në baltë”, ka pretenduar Vuçiç.

Në takimin e kaluar parazgjedhor në Arenën e Beogradit në fund të javës së kaluar, Vuçiç ka paralajmëruar “gjendjen e rëndë në Kosovë”.

“Kohërat e vështira në Kosovë, dhe do të ketë edhe më shumë, jam shumë i sigurt, ndoshta edhe më të vështira. Por ne kurrë nuk do të heqim dorë nga “populli ynë” dhe kurrë nuk do t’ua kthejmë shpinën”, ngjashëm ka pretenduar në atë kohë Vuçiç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të…