Vushtrri, fillojnë punimet në rrugën “Pestovë-Druar”
02 nëntor 2023
| 15:53
Komuna e Vushtrrisë ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Pestovë-Druar”, ndër më të frekuentuarat nga qytetarët, pasi i lidhë fshatrat e Artakollit me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se gjendja e kësaj rruge nuk ka qenë aspak e mirë dhe qytetarët kanë pasur vështirësi në qarkullim.
“Por kjo tashme do të përfundojë, pasi që sot kanë filluar punimet për rregullimin e kësaj rruge tejet të rëndësishme për qytetarët”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.