Vushtrri, punëtorja pranon kartëmonedhë false, me vlerë prej 100 eurosh
24 shtator 2018
| 11:36
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër nga Vushtrria ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një lokal nga një i dyshuar i panjohur, ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Monedha e dyshuar është konfiskuar”, ka njoftuar policia.
/Epoka e re/