Vushtrria kërkon nga Qeveria kompensimin e dëmeve për bujqit
Në pamundësi që ti kompensoj dëmet e shkaktuara në bujqësi si pasojë e vërshimeve, Komuna e Vushtrrisë sot edhe zyrtarisht ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndaj mjete për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi si pasojë e vërshimeve
“Komuna e Vushtrrisë gjatë muajit korrik është goditur nga vërshimet e shiut. Më këtë rast shumë ekonomive familjare dhe bujqve ju janë dëmtuar mbjelljet bujqësore.
Komuna e Vushtrrisë, duke u bazuar në ligj, ka themeluar Komision për vlerësim të dëmeve. Megjithatë, Komuna nuk ka buxhet të ndarë për të kryer këtë kompensim”, thuhet në shkresën që kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i ka drejtuar sot kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Kërkojë me mirëkuptim nga Qeveria e Kosovës që të merr vendim e të kompensojë këto dëme nga vërshimet për qytetarët dhe bujqit e Komunës së Vushtrrisë, thuhet në shkresën e kryetarit Tahiri të cilës i është bashkangjitur edhe një raport përmbledhës i Komisionit për vlerësimin e dëmeve duke përfshirë edhe fotografi të dëmeve që janë shkaktuar si pasojë e vërshimeve.
Sipas vlerësimit të Komisionit komunal, si pasojë e vërshimeve ekonomive familjare dhe bujqve të Vushtrrisë u janë shkaktuar dëme në vlerë 118,492.00 €”, është thënë në kërkesë.