Vushtrria bëhet me shtatore të Hasan Prishtinës

17 qershor 2019 | 14:06

Në 20-vjetorin e Ditës së çlirimit të qytetit të Vushtrrisë është inauguruar sheshi dhe shtatorja e veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Hasan Prishtina.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se përulet para të gjithë atyre të cilët derdhen gjakun për lirinë e vendit.

“Për lirinë tonë u shkri dije e u derdh gjak! Ndjehem i privilegjuar që ne së bashku shënojmë ditën e çlirimit të Vushtrrisë.  Në këtë përvjetor ne përulemi me respekt para atyre që u flijuan për atdheun tonë të shtrenjtë. Ne sot kujtojmë me mall e krenari të rënët në masakrën e Studimes  dhe qytetit të Vushtrrisë. Sot dhe çdo herë që sakrifica dhe gjaku i derdhur asnjëherë të mos harrohet. Në këtë mënyrë realizojmë amanetin e të rënëve”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se është krenar që në këtë përvjetor Vushtrrisë po i kthehet i biri i këtij vendi, Hasan Prishtina.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi , ka thënë se Hasan Prishtina ka eshtrat nën dhe, por sipas tij ai është i gjallë.

“Është një ditë shumë e veçantë ku dielli shndrin më shumë se ditëve tjera. Jemi shumë të gëzuar që sot festojmë në liri. Urojmë që ditë si këto të vijnë më arritje më të mëdha. Jemi në një ditë tjetër historike ku i biri i juaj Hasan Prishtina shfaqet në një bust. Hasan Prishtina ka eshtrat nën dhe por ai është gjallë”, ka thënë Minxhozi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Mavraj ishte një prej yjeve që mori pjesë në…