Vushtrria dhe OJQ Stray Coco do të nënshkruajnë memorandum për strehim të përkohshëm të qenve endacakë
24 korrik 2020
| 16:01
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar North Animal Hospital, qendër ditore për trajtimin e qenve endacakë dhe strehimore e përkohshme e cila udhëhiqet nga Zenel Zhabari.
Komuna e Vushtrrisë dhe OJQ Stray Coco do të nënshkruajnë memorandum dyvjeçar për trajtim dhe strehim të përkohshëm të qenve endacakë në këtë qendër.
Kjo është vetëm qendra e dytë e këtij lloji në Kosovë.