Vushtrria do të bëhet me stadium modern, Idrizi nënshkruan marrëveshjen me MKRS-në
11 nëntor 2024
| 13:43
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nënshkruar të hënën marrëveshjen e bashkëfinancimit me MKRS-në për renovimin e stadiumit të qytetit, në vlerë 6 milionë euro,
“Sot bashkë me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Xheladin Krasniqi, nënshkruam marrëveshje bashkëfinancimi për renovimin e stadiumit “Ferki Aliu”, në vlerë 6,000,000.00 euro”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.
Ai ka shtuar se e realizimin e këtij projekti, qyteti i Vushtrrisë do të ketë një stadium modern dhe i njëjti do të ofrojë kushte më të mira për sportistët vushtrrias.
“Urime të gjithë qytetarëve vushtrrias, posaçërisht tifozëve ‘Forca’. Faleminderit ministër Çeku për bashkëpunimin dhe mbështetjen!”, ka shkruar Idrizi.