Vushtrria feston “Ditët e Hasan Prishtinës”, Dërguti ankohet pse nuk e ftuan
10 gusht 2018
| 15:05
Komuna e Vushtrrisë ka organizuar festivalin kushtuar veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, i njohur si “Ditët e Hasan Prishtinës”.
Megjithatë, nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, e cila ka lidhje familjare me Hasan Prishtinën, i ka mbetur hatri nga organizatorët e këtij festivali të cilët nuk e kanë ftuar në këtë eveniment.
“Halla e Hasan Bej Prishtinës ka qenë stërgjyshja ime (gjyshja e gjyshes sime nga ana e nënës). Veç desha të ua kujtoj organizatorëve të manifestimeve në Vushtrri, nëse nuk duan të më ftojnë si deputete e Vushtrrisë, së paku si familjare e kanë obligim”, ka shkruar Dërguti në llogarinë e vet në “Facebook”.