Vushtrria fiton derbin ndaj Prishtinës, Kastrioti merr një pikë në Deçan

10 dhjetor 2022 | 23:24

Vushtrria ka shënuar fitoren më të madhe në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll.

Vushtrria ka fituar të shtunën mbrëma derbin e xhiros së 12-të ndaj Prishtinës, për të vazhduar serinë pozitive.

29:27 ishte rezultati i ndeshjes që u luajt para një numri të madh shikuesish në Vushtrri. Pjesa e parë u ka takuar mysafirve nga Prishtina që ishin thuajse tërë kohën në epërsi. Epërsia e Prishtinës shkoi deri në katër gola, 7:3, por Vushtrria u afrua gradualisht dhe ia doli të barazoi disa herë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:14 për Prishtinën.

Pjesën e dytë më mirë e nisën vendasit që shpejtë kaluan në avantazh 19:16. Më pas epërsia e vushtrriasve në disa raste ishte katër gola, kursePrishtina ia doli vetëm të afrohet në një gol. Në fund rezultati ishte 29:27 për vendasit.

Egzon Vuçitërna shkëlqeu te Vushtrria me shtatë gola. Nga gjashtë i kishin Bozhidar Nikoçeviq dhe Nemanja Drakuloviq, kurse 5 i realizoi Felippe Teixeira. Ndeshje të madhe pati edhe portieri i Vushtrrisë.

Te Prishtina më efikasi ishte Oltion Beshiri me 7 gola. Gjashtë i kishte Sergio Barreto, kurse nga katër i shënuan Agon Bajqinovci e Hamdi Salihu.
Dramatike ishte edhe ndeshja tjetër e së shtunës, mes Deçanit dhe Kastriotit. Dhe ajo nuk dha fitues. Përfundoi 19:19.

Pas epërsisë 3:0 të Deçanit, Kastrioti barazoi në 3:3. Sërish vendasit kishin më shumë nga loja, ndërsa në fund të pjesës së parë mysafirët dolën një gol para. Në pjesën e dytë u luajt për secilin gol. Në minutën e 52-të, Deçani kaloi dy gola para 19:17. Por më pas Kastrioti shënoi dy gola për ta fituar pikën. Ndeshja përfundoi 19:19.

Fatlind Mazrekaj dhe Matheus Henrique i shënuan nga 4 gola për Deçanin. Nga 3 i shënuan Gent Bajrami, Felipe Porto e Alex De Abreu Santos.
Festim Mustafa i shënoi 10 gola për Kastriotin. 5 i kishte Besnik Bytyqi, duke përfshirë golin e fundit dhe Jeton Bislimi shënoi tri herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PD-së, Lulzim Basha, ka theksuar se përdorimi i…